E spiunuan qytetarët, kush e ‘fundosi’ ish-presidentin e klubit të Cerrikut, strehohej tek ‘Komuna e Parisit’, kërkoh
20 Dhjetor 2019, 11:03Nga DOSJA
TIRANË- Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ârrestimin e ish-pronarit të klubit të Cërrikut. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se ârrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Lokalizmi”, pasi 45-vjeçari Gentian Gjoka ishte shpallur në kërkim.
Qytetarët kishin njoftuar Policinë se një person qarkullonte me armë zjarri, dhe menjëherë efektivët kanë ndërhyrë duke ndaluar 45-vjeçarin. Atij i është gjetur një pistolêtë pa leje dhe një krehër me fishekë ushtarakë brenda. Nga verifikimet e bëra rezultoi se Gjoka gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi akuzohej për mashtrim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion. Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak. Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Årrestohet në banesën e tij tek Komuna e Parisit Gentian Gjoka, ish-presidenti i klubit të Cërrikut. Ai u ‘spiunua’ nga qytetarët, të cilët njoftuan Policinë se dikush qakullonte me ârmë pa leje. 45-vjeçarit u gjet ârma dhe një krëhër me fishekë. Gjoka kërkohej edhe në Vlorë, pasi ishte i akuzuar për mashtrim.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Årrestohet ish-presidenti i klubit ‘Turbina’ të Cërrikut. Prangosja e tij është bërë pas informacioneve të qytetarëve se dikush qarkullonte me ârmë...
FIER– Tre persona, të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë janë ârrestuar në Fier në kuadër të operacionit “Çlirimi”. Të tre kishin precedent penal në fu...
Aktualitet20 Dhjetor 2019, 10:26
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar sot me “Medalje Nderi” 11 punonjës dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit dhe repartit të Shërbimit t...
Në një kohë që pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme pritet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura e specializuar e policisë gjyqësore pritet ...
TIRANË- Dita e sotme ka nisur me reshje shiu duke bërë që temperaturat të bien ndjeshëm. Ndërsa bazuar në parashikimin e bërë nga IGJEUM, rënia graduale ...
TIRANË- Arben Kraja është zyrtarsisht kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Në një ceremoni që u zhvillua në ambientet e kësaj prokurorie, ...
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, në një fjalë të shkurtër teksa prezantoi Arben Krajën në krye të SPAK u shpreh se tashmë t...
TIRANË- Arben Kraja është prezantuar në krye të SPAK. Në fjalën e tij ai u shpreh se tani është koha për punë dhe jo për llafe dhe u kërkoi të gjithëve që ...