Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin (Parashikimi)

20 Dhjetor 2019, 09:32 Nga DOSJA

TIRANË- Dita  e sotme ka nisur me reshje shiu duke bërë që temperaturat  të bien ndjeshëm. Ndërsa bazuar në parashikimin e bërë nga IGJEUM, rënia graduale e temperaturave do të shkaktojë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin gjatë ditës  së sotme.

Ndërkohë  nga mesdita dhe pasditja do të ketë përmirësime të kushteve atmosferike, duke bërë që temperaturat e ulëta dhe reshjet të pozicionohen vetëm në veri dhe jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë ulje në mesditë, duke luhatur nga 0 gradë celsius deri në 17 gradë celsius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 4 / 11 °C

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti reshje bore reshje shiu ulen temperaturat moti reshje bore reshje shiu ulen temperaturat

Sondazh

Poll