Sport

Goli i minutës së dytë i fal "qetësi" ekipit të Çekisë, e mbyllin pjesën e parë në avantazh, kombëtarja disa raste të pashfrytëzuara mirë

Ndërkohë kombëtarja shqiptare pati disa raste të mira si Bajarami i cili arriti të qëllonte drejt portës por nuk gjuajti në shenjë ndërsa topi edhe pse ishte afër portës mori një trajektore duke dalë jashtë.

11 Tetor 2024, 21:36 Nga N.F
Goli i minutës së dytë i fal "qetësi" ekipit
Ekipi i Çekisë

PRAGË- Ka përfunduar 45 minutshi i parë i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Vendasit nuk humbën kohë dhe gjetën portën e kombëtares sonë në minutën e dytë. Goli i Chory iu dha hapsirë çekëve të jenë më të qetë gjatë ndeshjes ndërsa nuk munguan edhe rastet kur iu afruan portës rrezikshëm.

Ndërkohë kombëtarja shqiptare pati disa raste të mira si Bajarami i cili arriti të qëllonte drejt portës por nuk gjuajti në shenjë ndërsa topi edhe pse ishte afër portës mori një trajektore duke dalë jashtë. Po ashtu një moskordinim mes Laçit dhe Dakut solli që të mos shfrytëzohej një rast i artë që mund të sillte barazimin. Daku dhe trajneri Silvinjo morën nga një karton të verdhë. Tani i mbetet pjesës së dytë për të vulosur fatin e kësaj ndeshjeje.

ndeshja shqiperi-ceki

Sondazh

Poll