Sport

FOTO/ Tifozët e Çekisë i vendosin "x" flamurit të Shqipërisë, shpalosin edhe flamurin serb me hartën e Kosovës

Nga pamjet e publikuara nga stadiumi duket flamuri i Shqipërisë në të cilin është vendosur një X  i bardhë ndërsa në krah shihet flamuri serb me hartën e Kosovës.

11 Tetor 2024, 21:25 Nga N.F
FOTO/ Tifozët e Çekisë i vendosin "x" flamurit
Ndeshja

PRAGË- Shpesh herë futbolli është përdorur për të trajtuar ose ndezur gjakrat edhe çështje politike mes vendeve. Në ndeshjen që po luhet mbrëmjen e sotme mes Çekisë dhe Shqipërisë mesa duket tifozët vendas kanë vendosur të provokojnë.

Nga pamjet e publikuara nga stadiumi duket flamuri i Shqipërisë në të cilin është vendosur një X  i bardhë ndërsa në krah shihet flamuri serb me hartën e Kosovës. Një incident aspak i këndshëm pasi tifozët çekë kanë ngatërruar në bukurinë e sportit politika dashakeqe si ato të Serbisë për të quajtur Kosovën sikur është e tyre.

FOTO/ Tifozët e Çekisë i vendosin "x" flamurit

ndeshja shqiperi-ceki kosova serbia

Sondazh

Poll