Sport

Fluminense takohet me Marcelon, por e ardhmja e yllit mbetet e papërcaktuar...

Anësori 36-vjeçar ka kontratë deri në dhjetor

11 Tetor 2024, 17:41 Nga DOSJA
Fluminense takohet me Marcelon, por e ardhmja e yllit mbetet e

BRAZIL - Fluminense u takua me mbrojtësin e majtë Marcelo, 36 vjeç, për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij.

Megjithatë, situata e yllit mbetet e papërcaktuar, nëse do të qëndrojë në klubin e Rios, apo jo pas përfundimit të kampionatit brazilian. Informacioni vjen nga portali “Trivela”.

Me kontratë deri në dhjetor, Marcelo deklaroi në shtator se dëshiron të rinovojë kontratën dhe se nuk do t’i thonte lamtumirë futbollit.

Sezoni 2024 i mbrojtësit të krahut është shënuar nga ulje-ngritje. Ylli e nisi shumë mirë vitin, por përfundoi me një dëmtim dhe që nga ardhja e Mano Menezes, humbi vendin e titullarit te Diogo Barbosa.

Që nga rikthimi te Fluminense vitin e kaluar, Marcelo ka dalë në fushë në 66 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asistime. Ai fitoi një Libertadores, një Recopa dhe një Campeonato Carioca me klubin Laranjeiras.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 15:32

Dani Carvajal operohet me sukses…

SPANJE - Real Madridi ka komunikuar këtë të premte për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer nga mbrojtësi i krahut të djat...