Sport

FOTO/ Biseda e supozuar, mes ish-lojtarit të Flamengos dhe influencueses meksikane, bëhet virale në rrjetet sociale...

Futbollisti luajti për klubin e Rios nga 2017 deri në 2019

11 Tetor 2024, 18:04 Nga DOSJA

FOTO/ Biseda e supozuar, mes ish-lojtarit të Flamengos dhe influencueses

BRAZIL - Mbrojtësi i majtë Miguel Trauco, 32 vjeç, i cili luajti për Flamengon midis 2017 dhe 2019, u përfshi në mediat sociale, pasi emri i tij u zbulua në një bisedë të supozuar mes peruanit dhe influencueses meksikan, Cinthia Ortega, 21 vjeç. 

Në bisedë, modelja gjoja ka dashur të takohet me Trauco-n, duke thënë se ajo e kishte rregulluar tashmë se si do të ishte situata e djalit të saj: “Mamaja ime do të qëndronte atje me djalin tim në Spanjë”, mësohet se ka thënë influencuesja.

Megjithatë, sipas mesazhit të rrjedhur, lojtari gjoja ishte i shqetësuar për partneren e tij aktuale: “Është e vështirë në këto data, sepse partnerja ime është këtu”, do të ishte përgjigjur peruani.

Megjithatë, në bisedën e supozuar, influencuesja ka këmbëngulur me fjalët: “Do të hash pulë dhe oriz çdo ditë, është më mirë të ndryshosh menunë”.

Aktualisht, Miguel Trauco mbron ngjyrat e skuadrës Criciúma. Mbrojtësi i krahut vijon të thirret në kombëtaren peruane dhe përveç Flamengos, ai kishte përvojë edhe në futbollin francez me Saint-Étienne.

Cinthia Ortega, 21 vjeç, është një influencuese shumë e suksesshme në Meksikë. Ajo ka mbi 1.8 milionë ndjekës në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 15:32

Dani Carvajal operohet me sukses…

SPANJE - Real Madridi ka komunikuar këtë të premte për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer nga mbrojtësi i krahut të djat...