Sport

FOTO/ Tifozët kuqezi "pushtojnë" rrugët e Pragës, nisen drejt stadiumit, publikohen edhe formacionet e ndeshjes Shqipëri- Çeki

Tifozet e veshur kuqezi teksa këndojnë i janë drejtuar stadiumit ndërsa presin që të startojë ndeshja e cila do të fillojë në orën 20:45. Siç shihet edhe nga foto tifozët kanë mbushur rrugët ndërsa shoqerohen edhe nga policia. 

11 Tetor 2024, 19:48 Nga N.F

FOTO/ Tifozët kuqezi "pushtojnë" rrugët e Pragës,

PRAGË- Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme do të përballet në fushën e blertë me kombëtaren e Çekisë. Na ndan edhe një orë nga startimi i ndeshjes ndërsa tifozët kuqezi kanë mbërritur në stadiumin "Epet Arena". Tifozet e veshur kuqezi teksa këndojnë i janë drejtuar stadiumit ndërsa presin që të startojë ndeshja e cila do të fillojë në orën 20:45. Siç shihet edhe nga foto tifozët kanë mbushur rrugët ndërsa shoqerohen edhe nga policia. 

Gjithashtu janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Shqipëria do të luajë me formacionin 4-3-3. Në portë do të jetë Strakosha. Në mbrojtje janë Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj. Mdërkohë në mesfushë do të luajnë Laçi, Asllani dhe Ramadani. Asani, Daku dhe Bajrami në sulm.

Formacionet zyrtare:

Çekia (3-4-3): Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc 

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Daku T

FOTO/ Tifozët kuqezi "pushtojnë" rrugët e Pragës,
Formacionet

Një fitore, një barazim dhe një humbje për Shqipërinë në këto përballje. Dueli i parë daton më 8 qershorin e 2021, kur çekët na mposhtnin 3-1 në një miqësore. Ndërkohë që sezonin e kaluar, për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria merrte një barazim 1-1 në Pragë më 7 shtator, me perlën e Nedim Bajramit. Ndeshja e kthimit për kualifikueset e Euro 2024 luhej më 12 tetor 2023 dhe në ‘Air Albania’ skuadra e Sylvinhos shkëlqente duke mposhtur çekët 3-0 dhe dominuar takimin.

Pesë gola kanë shënuar kuqezinjtë në përballjet direkte, teksa çekët na kanë shënuar katër herë. Përkundër balancës në shifra, forma aktuale e tanëve është për t’u lavdëruar, paçka se vijmë nga humbja minimale me Gjeorgjinë.

 

shqiperi-ceki tifozat kuqezi

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 15:32

Dani Carvajal operohet me sukses…

SPANJE - Real Madridi ka komunikuar këtë të premte për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer nga mbrojtësi i krahut të djat...