Sport

Flick i entuzismuar, tre rikthime me peshë 'forcojnë' Barcelonën pas pushimit…

E rrënuar nga mungesa të shumta, FC Barcelona duket se e sheh fundin e tunelit.

11 Tetor 2024, 16:32 Nga DOSJA

Flick i entuzismuar, tre rikthime me peshë 'forcojnë'

SPANJE - Barça po bën një fillim mbresëlënës të sezonit nën drejtimin e Hansi Flick, pavarësisht nga një seri dëmtimesh që kanë shkatërruar prej kohësh skuadrën blaugrana.

Lider i vetëm i La Ligës me 24 pikë nga 27 të mundshme, klubi katalanas mundi t'i përballonte këto vështirësi. Por pas këtij pushimi të dytë ndërkombëtar në tetor, situata më në fund duket se po përmirësohet, me disa rikthime që priten.

Aktualisht, tetë lojtarë të mëdhenj janë ende në infermieri: Ter Stegen, Araujo, Christensen, Gavi, Dani Olmo, Marc Bernal, Fermín López dhe Ferran Torres. Sidoqoftë, Flick së shpejti mund të llogarisë rikthimet e Gavi, Olmo dhe Fermín, përveç asaj të regjistruar tashmë të Frenkie de Jong.

Përforcimet vijnë në momentin e duhur teksa Barça përgatitet për një seri ndeshjesh vendimtare kundër kundërshtarëve të vështirë si Bayern Munich, Real Madrid dhe Sevilla.

Frenkie de Jong ishte i pari që u kthye në skuadrën katalanase, pas një mungese pesë mujore për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës. Rifitoi gradualisht ritmin duke luajtur disa minuta në dy ndeshjet e fundit para pushimit.

Dani Olmo, i dëmtuar në biceps femoris në shtator, duhet të jetë gati për rinisjen kundër Sevillas, pas një mungese më të shkurtër se sa pritej. Sa i përket Fermín López-it, ndonëse ka pësuar lëndime këtë verë, ai tani duket i gatshëm të kthehet në skuadër.

Gavi, i cili është larguar nga fusha për gati njëmbëdhjetë muaj, pas një këputjeje të ligamentit kryqëzues, së fundmi u rikthye në stërvitje dhe mund të jetë në listën e skuadrës kundër Sevillas ose menjëherë pas saj.

Këto rikthime të forta do ta lejojnë Hansi Flick t'i afrohet pjesës tjetër të sezonit me një ekip të forcuar dhe më konkurrues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 15:32

Dani Carvajal operohet me sukses…

SPANJE - Real Madridi ka komunikuar këtë të premte për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer nga mbrojtësi i krahut të djat...