Sport

Starton përballja Shqipëri-Çeki/ Të zotët e shtëpisë në avantazh, Chory "mposht" Strakoshën në minutën e 2-të (VIDEO)

Tifozët kuqezi kanë mbushur stadiumin. Ndonëse në fillim të ndeshjes Çekia gjeti avantazhin që në minutën e 3. Ishte Tomas Chory ai që gjeti portën e kombëtares dhe mposhti Strakoshën.

11 Tetor 2024, 20:47 Nga N.F
Starton përballja Shqipëri-Çeki/ Të zotët e
Ndeshja

PRAGË- Ka startuar ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe asaj çeke në stadiumin "Epet Arena". Ndeshja luhet në  kuadër të Ligës B, Grupi 1. Tifozët kuqezi kanë mbushur stadiumin. Ndonëse në fillim të ndeshjes Çekia gjeti avantazhin që në minutën e 2-të. Ishte Tomas Chory ai që gjeti portën e kombëtares dhe mposhti Strakoshën.

Shqipëria po luan me formacionin 4-3-3. Në portë është Strakosha. Në mbrojtje janë Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj. Ndërkohë në mesfushë luajnë Laçi, Asllani dhe Ramadani. Asani, Daku dhe Bajrami në sulm.


Formacionet zyrtare:

Çekia (3-4-3): Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc 

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Daku 

Një fitore, një barazim dhe një humbje për Shqipërinë në këto përballje. Dueli i parë daton më 8 qershorin e 2021, kur çekët na mposhtnin 3-1 në një miqësore. Ndërkohë që sezonin e kaluar, për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria merrte një barazim 1-1 në Pragë më 7 shtator, me perlën e Nedim Bajramit. Ndeshja e kthimit për kualifikueset e Euro 2024 luhej më 12 tetor 2023 dhe në ‘Air Albania’ skuadra e Sylvinhos shkëlqente duke mposhtur çekët 3-0 dhe dominuar takimin.

Pesë gola kanë shënuar kuqezinjtë në përballjet direkte, teksa çekët na kanë shënuar katër herë. Përkundër balancës në shifra, forma aktuale e tanëve është për t’u lavdëruar, paçka se vijmë nga humbja minimale me Gjeorgjinë.

ndeshja ceki-shqiperi

Sondazh

Poll