Aktualitet

VIDEO/ Në pranga pasi iu gjet armë dhe tritol në makinë, dalin pamjet nga arrestimi i çiftit shqiptar në Athinë

Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës është person me precedentë penale në Shqipëri dhe ne Greqi. Teksa hetimet janë në vijim, është zbuluar se 39-vjeçari është dënuar në 2008 në Greqi me burgim të përjetshëm për lëndë narkotike dhe është liruar në 2015. Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare. 

11 Tetor 2024, 20:22 Nga N.F
VIDEO/ Në pranga pasi iu gjet armë dhe tritol në makinë,
Arrestimi i Armiol Rrasës

ATHINË- Një video e re është publikuar ndërsa shfaq momentin e arrestimit të çiftit shqiptar në Athinë. Siç shihet edhe në video policia i ka ndaluar dhe po kryenin kontroll në mjet ndërsa ata  ata qëndronin të ulur në shkallët e një godine. Në makinën e tyre të marrë me qira u gjet një armë dhe tritol. Burri është identifikuar si Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës, ndërsa shqiptarja që ishte me të në makinë është Daniela Luari, 33 vjeç.


Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës është person me precedentë penale në Shqipëri dhe ne Greqi. Teksa hetimet janë në vijim, është zbuluar se 39-vjeçari është dënuar në 2008 në Greqi me burgim të përjetshëm për lëndë narkotike dhe është liruar në 2015. Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare. 


Gruaja shqiptare rezulton të jetë 33-vjeçe. Daniela Luari rezulton pa precedentë penale në Greqi. Ajo rezulton e ndaluar vetëm një herë për mungesë të lejes për shërbim. Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar, ndërsa nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armës dhe tritolit në makinë. Sa i takon lëndës eksploziv, tritol të gjetur në mjetin e shqiptarëve janë gjetur edhe dy ndezëse. Automjeti është fuoristradë “Volksëagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. 

Sondazh

Poll