Aktualitet

U kapën me armë dhe tritol në Athinë, dalin pamjet e para nga vendi ku u arrestua çifti shqiptar, 39-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal (VIDEO)

 Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 39-vjeçari shqiptar është ka dalë nga burgu në 2016, pra rezulton me precedent të mëparshëm penal.

11 Tetor 2024, 16:44 Nga N.F
U kapën me armë dhe tritol në Athinë, dalin pamjet e para
Athinë

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e një çifti shqiptar në Athinë pasi iu gjet nga policia tritol dhe me armë zjarri në makinë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 39-vjeçari shqiptar është ka dalë nga burgu në 2016, pra rezulton me precedent të mëparshëm penal.

 

Ndërkohë që gruaja shqiptare rezulton të jetë 33-vjeçe. Sa i takon lëndës eksploziv, tritol të gjetur në mjetin e shqiptarëve janë gjetur edhe dy ndezëse. Automjeti është fuoristradë “Volkswagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. Gjithashtu janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku duket mjeti i bardhë i shqiptarëve. Mjeti i ka të gjitha dyert e hapura përshkak të kontrollit të kryer ku u bë i mundur edhe zbulimi i armës dhe tritolit.

arrestohet cifti shqiptar ne greqi tritol arme athine

Sondazh

Poll