Aktualitet

Qytetari bën sherr me dy punonjës të bashkisë Dibër, shoqërohen të tre në komisariat

Gjithashtu të tre personat  janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

11 Tetor 2024, 20:16 Nga E. D
Qytetari bën sherr me dy punonjës të bashkisë Dibër,
fotot ilustruese

DIBËR- Një qytetar është konfliktuar fizikisht pasditen e stome me dy punonjës të bashkisë Dibër. Gjithashtu të tre personat  janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër). Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

punonjës të bashkisë dibër qytetar

Sondazh

Poll