Aktualitet

Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e drogës me 33 anëtarë, trafikonin mijëra euro kokainë dhe hashash në javë

Po ashtu ky operacioni është finalizuar më 9 Tetor, ndërkohë gjykata ka aprovuar 14 masa “arrest me burg” dhe 8 arrest shtëpie, kurse 11 të tjera detyrime për paraqitjeje.

11 Tetor 2024, 16:33 Nga E. D
Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e drogës me 33
foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një një organizatë italo-shqiptare të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se nga kjo oraganizatë kriminale 33 persona kanë rënë në pranga. Po ashtu ky operacioni është finalizuar më 9 Tetor, ndërkohë gjykata ka aprovuar 14 masa “arrest me burg” dhe 8 arrest shtëpie, kurse 11 të tjera detyrime për paraqitjeje.

Të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, kryesisht kokainë. Dyshohet se rrjeti është i organizuar, pasi kishte një xhiro prej mijëra eurosh në javë. Hetimet e nisura në qershor të 2022 janë kryer kryesisht nga komisariati i Riva del Garda dhe e koordinuar nga Prokuroritë e Trentos dhe Rovereto-s, duke identifikuar e organizatës së përbërë nga dy celula.

“E para që vepronte në Rovereto dhe Riva del Garda, e drejtuar nga një italian, për kokainë dhe hashash, kurse i dyti kryesisht në Riva del Garda, me në krye 3 persona me origjinë shqiptare, të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë”, thuhet në deklararë. 

Gjithashtu mediat e huaja bëjnë të ditur se gjatë veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë 9 persona, u sekuestruan afërsisht 700 gramë kokainë, 4 kg hashash dhe 100 gramë marihuanë. Më pas u bë edhe ekzekutimi i sekuestrimit të një banese në Riva del Garda, me vlerë rreth 200 mijë euro, të ardhura të veprimtarisë kriminale.

policia italaine

Sondazh

Poll