Aktualitet

Vranë kushëririn që abuzoi seksualisht me ta kur ishin të mitur, lihen në paraburgim dy vëllezërit shqiptarë në Greqi

Dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet ndaj tyre i kanë paraprirë deklarimet e prindërve dhe personave të afërt. Mes tyre ishte edhe një shok i njërit prej të pandehurve, i cili dyshohet se kishte folur me të dhe ai i kishte treguar se ai ishte abuzuar nga viktima.

11 Tetor 2024, 17:01 Nga N.F
Vranë kushëririn që abuzoi seksualisht me ta kur ishin të
Pamje nga sherri

GREQI- Dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre janë lënë në paraburgim. Sipas dëshmisë të dy të pandehurve, të moshës 17 dhe 19-vjeç, kushëriri i tyre 28-vjeçar, Denis Loka i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç. Dy vëllezërit dolën në gjyq rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e veprës penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore.

Dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet ndaj tyre i kanë paraprirë deklarimet e prindërve dhe personave të afërt. Mes tyre ishte edhe një shok i njërit prej të pandehurve, i cili dyshohet se kishte folur me të dhe ai i kishte treguar se ai ishte abuzuar nga viktima.

Çfarë ndodhi në Athinë?

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në Athinë, ku dy vëllezër, qëlluan me thikë vdekje kushëririn e tyre ku pas ngjarjes u zbulua një e vërtetë tjetër po aq të rëndë. Enis dhe Aleksandros Loka pasi vranë kushëririn e tyre, Denis Lokën, deklaruan në polici se arsyeja e krimit ishte se viktima kishte abuzuar seksualisht me autorët, kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç dhe jetonin në Shqipëri. 

Në dëshminë e plotë të dy autorëve, ata kanë treguar makthin e përjetuar 12 vite më parë në duart e viktimës, i cili dyshohet se i ka abuzuar seksualisht kushërinjtë e tij. Autorët kanë përshkruar se si kushëriri 28-vjeçar i abuzoi kur ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç, ndërsa u shprehën se përdhunuesi i tyre nuk pushoi së shqetësuari deri pak kohë më parë. 19-vjeçari ka rrëfyer se vetëm para 3 vitesh, ka folur lidhur me tmerrin e përjetuar, pasi kishte vënë re se vëllai i tij i vogël ishte i mbyllur në vetvete dhe dyshoi se dhe ai mund të kishte kaluar të njëjtën gjë. Më tej tregoi se prindërit e tyre e kishin marrë vesh gushtin e vitit të kaluar. 

Nga ana tjetër, 17-vjeçari ka konfirmuar fjalët e të vëllait, duke theksuar, njëkohësisht, se makthi për fëmijët nuk u ndal 12 vite më parë. Shpesh 28-vjeçari komunikonte me të duke dërguar mesazhe nga rrjetet sociale.

vrasja e denis lokës greqi paraburgim

Sondazh

Poll