Aktualitet

Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Athinë, ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm (FOTO+EMRI)

 Sipas informacioneve 39-vjeçari shqiptar Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës çshtë person me precedentë penale në Shqipëri dhe ne Greqi.

11 Tetor 2024, 17:22 Nga N.F
Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i
Armiol Rrasa

ATHINË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e një çifti shqiptar në Athinë pasi iu gjet nga policia tritol dhe me armë zjarri në makinë. Sipas informacioneve 39-vjeçari shqiptar Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës çshtë person me precedentë penale në Shqipëri dhe ne Greqi.

Teksa hetimet janë në vijim, është zbuluar se 39-vjeçari është dënuar në 2008 në Greqi me burgim të përjetshëm për lëndë narkotike dhe është liruar në 2015. Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare. Teksa të dy janë çuar në qeli, hetimet janë në vijim nga policia greke.

Gruaja shqiptare rezulton të jetë 33-vjeçe. Sa i takon lëndës eksploziv, tritol të gjetur në mjetin e shqiptarëve janë gjetur edhe dy ndezëse. Automjeti është fuoristradë “Volkswagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. 

Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i

armiol rrasa arrestohet cifti shqiptar ne greqi arme dhe tritol

Sondazh

Poll