Aktualitet

Gjatë kontrollit në mjet iu gjetën disa doza kokainë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali, në banesë iu gjetën 1500 euro

Arrestimi i 35-vjeçarit ndodhi pas një kontrolli gjatë të cilit të dyshuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u gjetën disa doza kokainë të gatshme për trafikim.

11 Tetor 2024, 16:11 Nga N.F
Gjatë kontrollit në mjet iu gjetën disa doza kokainë,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një burrë me origjinë shqiptare, i njohur tashmë për policinë për precedentët penalë të mëparshëm, për ndalim për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i 35-vjeçarit ndodhi pas një kontrolli gjatë të cilit të dyshuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u gjetën disa doza kokainë të gatshme për trafikim.

Aksioni u bë në rajonin e Umbrias. Më pas, operacioni ka çuar në kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 180 gramë kokainë, si dhe material për paketimin e lëndës dhe një shumë prej 1500 eurosh cash, që mesa duket ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm. Më pas arrestimi u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor, i cili urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg.

itali arrestohet shqiptari ne itali droge

Sondazh

Poll