Aktualitet

EMRAT/ Përshtatën garazhin për prodhim lënde narkotike, arrestohen 3 persona në Lezhë

Mësohet se lidhur me këtë operacion janë sekuestruar  70 doza kanabis, 1 armë pistoletë me krehër dhe 2 radio marrëse-dhënëse.

11 Tetor 2024, 14:21 Nga M.B
EMRAT/ Përshtatën garazhin për prodhim lënde narkotike,
Sendet e sekuestruara

LEZHA- Rigers Marku, Reneo Përgjini, Erisolo Marku janë arrestuar në Lezhë pasi policia ka zbuluar një garazh që ishte përshtatur për prodhimin e lëndëve narkotike. Mësohet se lidhur me këtë operacion janë sekuestruar  70 doza kanabis, 1 armë pistoletë me krehër dhe 2 radio marrëse-dhënëse. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Befasia”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:      

-E. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-R. P., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; 

-R. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. M. e kishte përshtatur garazhin e tij, për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit u gjetën 70 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi R. M., dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

lezha

Sondazh

Poll