Aktualitet

Policia vijon me arrestimet për protestën e opozitës, vihet në pranga 22-vjeçari në Tiranë (EMRI)

I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse".

11 Tetor 2024, 14:03 Nga r.ll
Policia vijon me arrestimet për protestën e opozitës, vihet
foto nga protesta

TIRANË- Një 22-vjeçar, banues në Peshkopi, është arrestuar sot në Tiranë, lidhur me protestën e kombëtare të opozitës që u mbajt më 7 tetor. Në pranga është vënë Klodian Bajrami.

I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse".

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse".", ka njoftuar policia. 

protesta e opozites 7 tetor 2024 policia e tiranes

Sondazh

Poll