Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal që trafikonte armë zjarri drejt Britanisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Admir Tutaj për ndryshim të masës së sigurisë

Tutaj u ekstradua nga Kolumbia para disa ditësh, ndërsa sipas Prokurorisë së Posaçme ai bënte pjesë në grupin kriminal që tentuan të trafikojnë armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar.

11 Tetor 2024, 12:43 Nga r.ll
Pjesë e grupit kriminal që trafikonte armë zjarri drejt
admir tutaj

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Admir Tutaj, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë. Tutaj u ekstradua nga Kolumbia para disa ditësh, ndërsa sipas Prokurorisë së Posaçme ai bënte pjesë në grupin kriminal që tentuan të trafikojnë armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e grupit janë identifikuar edhe 5 persona të tjerë, të cilët siguronin pistoleta, u fshinin numrat seria dhe më pas nëpërmjet specialistëve të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës i fshihnin në produkte druri kryesisht tavolina. 

Sipas informacioneve në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri. Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

admir tutaj apeli i gjkko

Sondazh

Poll