Bota

Uragani Milton/ Sa do t'i kushtojnë Floridas dëmet e shkaktuara

Por siç raportohet Milton nuk shkaktoi valën katastrofike për të cilën kishte frikë Florida, operacioni i pastrimit të saj mund të zgjasë me javë ose muaj për disa njerëz.

11 Tetor 2024, 15:59 Nga E. D
Uragani Milton/ Sa do t'i kushtojnë Floridas dëmet e shkaktuara
pamje nga vendngjarja

SHBA- Florida ka filluar pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara dhe rregullimin e linjave të energjisë elektrike pasi uragani Milton goditi vendin duke lënë të paktën 16 njerëz të vdekur. Por siç raportohet Milton nuk shkaktoi valën katastrofike për të cilën kishte frikë Florida, operacioni i pastrimit të saj mund të zgjasë me javë ose muaj për disa njerëz.

Gjithashtu Uragani i pestë më intensiv i Atlantikut në histori, Milton, mund t’i kushtojë Floridas deri në 100 miliardë dollarë. Shtëpia e Bardhë premtoi mbështetjen e qeverisë pasi shtrirja e plotë e dëmit është ende duke u vlerësuar.

Në kontenë St. Lucie, një stuhi e avancuar e tornadove vrau disa njerëz, duke përfshirë të paktën dy në komunitetet e Liqeneve Spanjolle, sipas zyrtarëve lokalë. Midis Siesta Key dhe Fort Myers Beach, nivelet maksimale të ujit arritën 1.5 deri në 3 metra mbi nivelin e tokës, sipas një analize paraprake të postuar nga Qendra Kombëtare e Uraganeve. Ndërkohë, rreth 2.75 milionë shtëpi dhe biznese në shtet në përgjithësi janë pa energji elektrike. 

uragani milton demmet ne florida

Sondazh

Poll