Bota

FOTOLAJM/ "Aurora borealis!" Dritat e Veriut dhurojnë spektakël në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar

Fenomeni i njohur si "aurora borealis", pritej të shiheshin vetëm në jug deri në Midlands, por të mërkurën mbrëma, sipas mediave të huaja, ndodhi shfaqja më e fortë dhe më e përhapur e fenomenit në Mbretërinë e Bashkuar që nga muaji maji.

11 Tetor 2024, 13:34 Nga M.B
FOTOLAJM/ "Aurora borealis!" Dritat e Veriut dhurojnë
Aurora

MBRETËRIA E BASHKUAR- Dritat Veriore kanë dhuruar spektakël me ngjyrat e tyre në qiellin e natës në Mbretërinë e Bashkuar. Fenomeni i njohur si "aurora borealis", pritej të shiheshin vetëm në jug deri në Midlands, por të mërkurën mbrëma, sipas mediave të huaja, ndodhi shfaqja më e fortë dhe më e përhapur e fenomenit në Mbretërinë e Bashkuar që nga muaji maji.

Dritat e Veriut kanë qenë të dukshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në një pjesë të  Europës kontinentale pas një stuhie jashtëzakonisht gjeomagnetike, G5, e cila është më e larta në shkallën 1-5. Duke filluar rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme, shumë njerëz mundën të shijonin fenomenin e "aurora borealis". Më pas, raportohet se fenomeni u dobësua pak për njëfarë kohe, përpara se të kthehej edhe më i fortë rreth mesnatës dhe të vazhdonte deri në agimin e së premtes.

Meteorologët këshillojnë që të përdoret një kamerë me ekspozim të gjatë për të kapur pamjet, pasi fenomeni nuk është gjithmonë i dukshëm me sy të lirë. Sipas mediave britanike, ajo që dikur ishte një ngjarje një herë në jetë për njerëzit që ta shihnin atë në Mbretërinë e Bashkuar, ose një udhëtim me listë në rrethin e Arktikut, është bërë më e zakonshme në dy vitet e fundit.

aurora borealis

Sondazh

Poll