Bota

Erdogan në Serbi, ministri turk i Mbrojtjes pritet në Kosovë nga Maqedonci: Turqia është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit

Ministri Maqedonci tha se Guler tha mesazhin e Turqisë për Kosovën ndwrsa shtoi se ata janë të interesuar të japin kontributin e tyre për sigurinë në rajon dhe për sovranitetin e sigurinë e Kosovës.

11 Tetor 2024, 15:23 Nga N.F
Erdogan në Serbi, ministri turk i Mbrojtjes pritet në Kosovë nga
Pritja e ministrit turk

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler. Ministri Maqedonci tha se Guler tha mesazhin e Turqisë për Kosovën ndwrsa shtoi se ata janë të interesuar të japin kontributin e tyre për sigurinë në rajon dhe për sovranitetin e sigurinë e Kosovës.

“Mesazhi i tij se Turqia është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, është konfirmim i mbështetjes që nuk na ka munguar asnjëherë në secilën periudhë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës,” tha ai.


Maqedonci tha se diskutimet për investim në industrinë e mbrojtjes së shpejti priten të konkretizohen në projekte të realizueshme përbëjnë një lajm të rëndësishëm për vendin.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm që kemi me Turqinë, e bën atë partnere të pazëvendësueshme të shtetit tonë”, tha ai.

Vizita e ministrit turk të Mbrojtjes bie në kohën kur në Beograd po qëndron presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Erdogan atje ka thënë se marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Serbisë janë në “kohë të artë”, ndërsa presidenti serb ka thënë se është arritur pajtueshmëri për t’i përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake.

 

turqia kosova maqedonci yaşar güler

Sondazh

Poll