Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç SERBIA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë...
Dronët fluturuan natën dhe u futën në Phenian dhe shpërndanë “shumë” fletushka kundër Koresë së Veriut në kryeqytet javën e kaluar dhe këtë javë, tha Ministria e Jashtme verikoreane në një komunikatë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

SEUL- Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se Koreja e Jugut dërgoi dronë mbi kryeqytetin e saj, Phenian, duke e cilësuar atë si “provokim ushtarak dhe politik”.
Megjithatë, ushtria e Koresë së Jugut e ka mohuar menjëherë këtë. Dronët fluturuan natën dhe u futën në Phenian dhe shpërndanë “shumë” fletushka kundër Koresë së Veriut në kryeqytet javën e kaluar dhe këtë javë, tha Ministria e Jashtme verikoreane në një komunikatë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.
Ajo tha se nevojitet veprim hakmarrës ndaj këtij inkursion me dronë dhe i bëri thirrje Jugut t’i ndalë veprimet e tilla.
“Ky provokim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm, i cili mund të çojë drejt konfliktit të armatosur dhe madje luftës mes dy palëve, duhet të ndalet menjëherë”, tha Ministria.
Por, ushtria e Koresë së Jugut tha se nuk ka dërguar dronë në Korenë e Veriut, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Disa aktivistë në Korenë e Jugut lëshojnë drejt Veriut balona të mbushura me ndihma dhe fletushka kritikuese ndaj liderit Kim Jong Un. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut janë ende në luftë teknikisht, pasi lufta e viteve 1950/1953 mes tyre përfundoi në armëpushim, jo me marrëveshje paqeje./REL
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç SERBIA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë...
Aurora MBRETËRIA E BASHKUAR- Dritat Veriore kanë dhuruar spektakël me ngjyrat e tyre në qiellin e natës në Mbretëri...
florida gjatë uraganit milton SHBA- Sezoni i uraganeve në Atlantik nisi me një fillim të ngadaltë këtë vit, por tani ka ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duk...
roberta metsola STRASBURG- Një situatë jo e zakontë në një parlament, dhe aq më shumë në Parlamentin Europian ë...
Foto ilustruese KOSOVA- Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit t&...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për p...
foto ilustruese SHBA- Një vërshim keqinformimi rreth uraganeve Helen dhe Milton ka përfshirë mediat sociale në SHBA, me ...
foto ilustruese SHBA- Çmimin Nobel për Paqe 2024 e ka fituar organizata japoneze Nihon Hidankyo, për përpjekjet e saj "për t&eum...
Barack Obama SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar sërish pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donal...