11 Tetor 2024, 15:32
Nga N.F
Viktoria Roshchyna
UKRAINË- Ukraina njoftoi të premten se po heton vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshchyna e cila ishte në burg në Rusi prej më shumë se 1 viti. 28 vjeçarja u zhduk në gusht të vitit 2023 pas një udhëtimi pune në zonat e pushtuara në lindje të Ukrainës dhe Rusia pranoi prillin e kaluar se po e mbante të burgosur.
Avokati i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut Dmytro Lubinets konfirmoi të enjten vonë vdekjen e gazetares në atë që e cilësoi burgosje të paligjshme. Ai nuk dha më shumë hollësi. Andriy Yusov, zëdhënës i shërbimit të zbulimit ushtarak ukrainas tha për radiotelevionin publik Suspilne se gazetarja Roshchyna kishte qenë në listën e shkëmbimit të të burgosurve dhe se “ishte bërë gjithçka e nevojshme” për ta arritur një gjë të tillë.
Ai tha se pritej që gazetarja të transferohej në Moskë nga qyteti jugor Taganrog. Organizata “Reporterët pa Kufij” tha se Viktoria Roshchyna kishte vdekur në 19 shtator, duke cituar një letër që familja e së ndjerës kishte marrë të enjten nga ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Zyra e Prokurorisë së Përgjitshme të Ukrainës tha se ka zgjeruar objektin e hetimit për zhdukjen e gazetares, duke përfshire dyshimet për vrasje. Deri më tani Rusia nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me vdekjen e gazetares. Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Zëri i Amerikës të enjten.
Gazetarja Viktoria Roshchyna kishte punuar për një sërë mediash, përfshirë gazetën “Ukrainska Pravda” dhe Radion Evropa e Lirë.
Stephen Capus, president i Radios Evropa e Lirë tha se ishte i tronditur nga lajmi.
"Burgimi i saj i paligjshëm dhe vdekja tragjike nënvizojnë çmimin e lartë që paguajnë gazetarët për raportimin e së vërtetës rreth luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ne duhet të nderojmë trashëgiminë e saj duke mbajtur përgjegjës ata që e burgosën", tha zoti Capus në një deklaratë.
Një sërë organizatash mediatike reaguan për vdekjen e saj dhe shprehën ngushëllime për familjen./ VOA
viktoria roshchyna ukraina hetime
Bota
11 Tetor 2024, 15:23
N.F
Pritja e ministrit turk
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare...
Bota
11 Tetor 2024, 15:07
I.A
SEUL- Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se Koreja e Jugut dërgoi dronë mbi kryeqytetin e saj, Phenian, duke ...
Bota
11 Tetor 2024, 14:06
M.B
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç
SERBIA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë...
Bota
11 Tetor 2024, 13:34
M.B
Aurora
MBRETËRIA E BASHKUAR- Dritat Veriore kanë dhuruar spektakël me ngjyrat e tyre në qiellin e natës në Mbretëri...
Bota
11 Tetor 2024, 13:18
r.ll
florida gjatë uraganit milton
SHBA- Sezoni i uraganeve në Atlantik nisi me një fillim të ngadaltë këtë vit, por tani ka ...
Bota
11 Tetor 2024, 13:15
M.B
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duk...
Bota
11 Tetor 2024, 12:51
r.ll
roberta metsola
STRASBURG- Një situatë jo e zakontë në një parlament, dhe aq më shumë në Parlamentin Europian ë...
Bota
11 Tetor 2024, 12:24
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit t&...
Bota
11 Tetor 2024, 12:00
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për p...
Bota
11 Tetor 2024, 11:49
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një vërshim keqinformimi rreth uraganeve Helen dhe Milton ka përfshirë mediat sociale në SHBA, me ...