Politike

Edi Rama i vetmuar?! Kryeministri tregon prapaskenat e shprehjes virale pas tërmetit: Ishte e tmerrshme, u nisa nga…

19 Dhjetor 2019, 20:54 Nga DOSJA
Edi Rama i vetmuar?! Kryeministri tregon prapaskenat e shprehjes virale pas

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se ku u bazua për shprehjen virale që ka përdorur në të gjitha daljet e tij publike pas tragjedisë së 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiun, Rama u shpreh se nisja ka qenë nga vetmia e tij personale dhe nga tmerri që ndjeu.

Ka ardhur nga ndjenja e vetmisë personale. S’di si ta shpjegoj se ishte e tmerrshme. Dhe duke i pasur në gatishmëri miqtë e ndjeva të natyrshme që të thosha se ti nuk do të jesh kurrë vetëm,”- u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Më tej Rama shtoi edhe nismat e ndërmarra nga qeveria për proçesin e rindërtimit.

Pjesë nga biseda

Rama: Do shtrëngojmë shumë fort ndërtimin pa leje. Kush ndërton pa leje do ndëshkohet shumë fort. Do dënohet edhe arkitekti. Kjo është hera e fundit që shteti do të bëjë gjithçka. Sigurimi do të bëhet normë. Sa herë unë hap këtë muhabet flasin taksa taska taksa. Unë kam ulur taksa se askush tjetër më parë. Jemi në fazë adoleshente me shtetin. E duam shtetin por për të tjerët jo për vete.

Haxhiu: A mendoni se do ia lini këtij vendi nëj trashëgimi që nuk e ka pasur? Do t’i lini standartin që ata që vijnë pas mos ta ndryshojnë?

Rama: Mua më pëlqen shumë ta nis nga një hireogil kinezçe, një ka kuptimin e krizës ose mundësisë. Është e njëjta shenjë. Çdo krizë është një mundësi e madhe për të shkuar përtej tërmetit. Rindërtime të tilla i bën shteti. Njerëzit në fshat do t’u japim shtëpi që nuk i kanë ëndërruar. Do i afrojmë me njëri-tjetrin. Ka plane që do bëhen. Është gjynah dhe krim që fëmijët të rriten të izoluar nga njëri-tjetri dhe të bëjnë 7 kilometra për të shkuar në shkollë. Ne do bëjmë një transformim që do kalojë në një fazë të re. Jam i bindur që jo vetëm qeveria jonë por edhe të tjerë më mbrapa do ta kenë këtë pjesë të programit. Edhe njerëzit e kanë kuptuar që të jemi bashkë për ta bërë këtë gjë.

Shqipëria u trondit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 51 persona të vdekur, 913 të plagosur. 47 persona të tjerë u shpëtuan nga rrënojat.

Tashmë prokuroria ka zhvilluar hetimet në lidhje me identifikimin e dëmeve dhe me vënien e përgjegjësive përpara drejtësisë. Rama ka ngritur ministrinë e rë të Rindërtimit, me në krye Arben Ahmetaj që do të kujdeset për këtë proces.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll