Aktualitet

Arben Kraja flet si kreu i SPAK: Na lini të punojmë, nuk ka më kohë për llafe (VD)

20 Dhjetor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Arben Kraja flet si kreu i SPAK: Na lini të punojmë, nuk ka më

TIRANË- Arben Kraja është zyrtarsisht kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Në një ceremoni që u zhvillua në ambientet e kësaj prokurorie, që deri dje mbante emrin “Prokuroria e Krimeve të Rënda”, Kraja premtoi se tani është koha për punë.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK u shpreh se nuk ka më kohë për llafe dhe u kërkoi të gjithëve që të lënë këtë strukturë të punojë. Më tej ai premtoi një bashkëpunim me të gjithë anëtarët e SPAK, dhe falenderoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë për besimin që i kishin dhënë.

Në ceremoni mori pjesë dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili bëri dhe prezntimin e Krajës. Ibrahimi në fjalën e tij tha se tashmë të gjithë mund të bëjnë festa të qeta, pasi SPAK do nis sot punën.

SPAK më në fund ka marrë dritën jeshile. Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion u bëtuan dje para Presidentit Meta dhe sot kanë nisur. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur nga KLP si kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Pas zgjedhjes ai premtoi se do të ishte i ashpër me këdo që do shkelin ligjin, pavarësitb postit që do kishte. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. SHBA dhe BE kanë shkruar se kanë besim tek drejtësia që po lind dhe presin rezultate. Reagime edhe nga politika shqiptare, e cila këtë herë ka qenë në mendje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja kreu i spak drejtesia e re ngrihet spak reforma ne drejtesi arben kraja arben kraja kreu i spak drejtesia e re ngrihet spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll