Aktualitet

Arben Kraja prezantohet në krye të SPAK, Kraja: Koha për punë, jo për llafe (VD)

20 Dhjetor 2019, 08:41 Nga DOSJA
Arben Kraja prezantohet në krye të SPAK, Kraja: Koha për

TIRANË- Arben Kraja është prezantuar në krye të SPAK. Në fjalën e tij ai u shpreh se tani është koha për punë dhe jo për llafe dhe u kërkoi të gjithëve që ta linin të punonte.  

Po ashtu ai tha se felenderon të gjithë anëtarët e KLP dhe ata që nuk e votuan dhe premtoi se do bashkëpunonte me të gjithë prokurorët për të bërë një grup shumë të fortë. 

Nuk dua ta zgjas se kemi shumë punë për të bërë. Falenderoj të gjitha anëtarët e KLP, bashkë me të gjithë prokurorët e tjerë do bëjmë një grup shumë të mirë. Nuk është më koha për llafe, por për punë“, u shpreh kreu i SPAK.

SPAK më në fund ka marrë dritën jeshile. Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion u bëtuan dje para Presidentit Meta dhe sot kanë nisur. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur nga KLP si kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Pas zgjedhjes ai premtoi se do të ishte i ashpër me këdo që do shkelin ligjin, pavarësitb postit që do kishte. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. SHBA dhe BE kanë shkruar se kanë besim tek drejtësia që po lind dhe presin rezultate. Reagime edhe nga politika shqiptare, e cila këtë herë ka qenë në mendje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja kraja prezantohet ne krye te spak ngrihet spak reforma ne drejtesi arben kraja kraja prezantohet ne krye te spak ngrihet spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll