Aktualitet

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’, Gjykata liron 3 zyrtarët e Administratës së Zonave të Mbrojtura

20 Dhjetor 2019, 08:32 Nga DOSJA
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’, Gjykata liron 3

TIRANË- Tre punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër janë liruar nga qelia. Sot Gjykata e Shkodrës ka shpallur të paligjshëm arrestimin e tyre, pasi akuzoheshin për “shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve bëhet me dije gjykata është shprehur se arrestimi i Refik Zaganit, Vesel Tushës dhe Palë Keçit ishte kryer jashtë kuadrit ligjor. Gjykata e Shkodrës e shpall të paligjshëm arrestimin e 3 punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura.

Policia ndërkohë në bashkëpunimin me Prokurorinë kishin ngritur një sërë akuzash për ta, duke thënë se kishin kryer shkelje si; gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni. Por këto argumente duket se nuk kanë bindur gjykatën që i ka lënë të lirë.

Ndërkohë pas vendimit ka ardhur një reagim nga AdZM Shkodër përmes një reagimi thotë se ka mbështetur që në fillim dhe vazhdon të mbështesë procesin për zbardhjen e ngjarjes me besimin e plotë tek pafajësia e specialistit dhe dy Rangers të Velipojës. “Skuadra e Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër i uron kolegëve Vesel Tusha dhe Refik Zagani punë të mbarë në vazhdim, ndërsa Palë Keqit i urojmë ta gëzojë pensionin!“, shkruan ADZM.

Tre punonjësit u arrestuan 3 ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit “Bregdet i pastër” me akuzën për “Shpërdorim detyre”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet palë keçi plazh i paster pushtimi i bregdetit refik zagani vesel tusha palë keçi plazh i paster pushtimi i bregdetit refik zagani vesel tusha

Sondazh

Poll