Politike

‘S’la krushk e baxhanak pa emëruar’, Baçi akuza kryebashkiakut të Fierit: Hoqi zyrën e Avokatit të Popullit, mund të

19 Dhjetor 2019, 19:00 Nga DOSJA
‘S’la krushk e baxhanak pa emëruar’, Baçi akuza

FIER- Ish-deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi ka vijuar me akuzat për kryebashkiakun socialist të qytetit, Armand Subashin. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Baçi shkruan se Subashi bën ‘ligjin’ në qytetin e Fierit. 

Sipas Baçit, kryebashkiaku komandon dhe vendos për çdo gjë përmes familjarëve të tij, për të cilët demokrati pretendon se janë emëruar të gjithë në poste të ndryshme të administratës. 

Baçi shkruan se vëllai i vogël i socialistit, i cili mban postin e drejtorit të personelit në qark ka vendosur të përdorë zyrën e Avokatit të Popullit për qëllimet e tij.

“Zyra do të degdiset në periferi të Fierit, ose ku të munden pa adresë, pasi “pronarët”, e Fierit, vendosen t’i mbyllin zyrat, me arrogancë, me dhunë, duke shqyer derën e zyrës, duke nxjerrë paisjet jashtë dhe duke kyçut derën pasi aty do të bëhet një sallon pritjeje ku kryetari “de fakto” i qarkut do të bëjë pazaret e radhës per tenderat e Bashkisë. Nuk kanë lënë familjarë, kunetër, kunata, baxhanak, kushërinj, krushq e komshinj besnikë pa emëruar në punë. Mundet edhe ta na padisin dhe të na fusinë në burg,“-shkruan ndër të tjera Baçi.

POSTIMI I PLOTË: 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armand subashi avokati i popullit ne fier fier luan baci armand subashi avokati i popullit ne fier fier luan baci

Sondazh

Poll