Politike

Suvaja e rënë dhe muret e plasaritura, Rama tregon si tërmeti i dëmtoi zyrën: Ajo godinë ka strukturë të fortë, do isht

19 Dhjetor 2019, 20:28 Nga DOSJA
Suvaja e rënë dhe muret e plasaritura, Rama tregon si tërmeti i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur rreth dëmeve që ka pësuar godina e kryeministrisë nga tronditjet e fuqishme të tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiun, Rama u shpreh se godina ka pësuar dëme të riparueshme dhe që mund të mermetohen.

Kryeministri shtoi se godiana ka jetuar me rrezikshmëri që në vitin 2013 dhe ndër vite janë bërë përforcime.

Kjo godinë që në vitet 80 ka pasur një raport të shkruar nga një grup i përzgjedhur konstruktorësh që kishte nevojë për ndërhyrje dhe ishte e rrezikshme. Ka jetuar me këtë rrezikshmëri që në vitin 2013, ku ne morëm masa dhe përforcuam katin e parë dhe sipas ekspertëve nëse nuk do të ishte shkatërruar, kjo godinë do të ishte shkatërruar. Përforcimet e bëra kanë qenë efektive. Ky është rasti për t’i treguar njerëzve që të mos shohin plasaritjet dhe të çarat e mureve se ato nuk duan të thonë gjithçka, nuk do të thotë se nuk mund të meremetohet. Këtu struktura është e qëndrueshme,”- u shpreh Rama ndër të tjera.

Vetëm pak ditë më parë në media u publikuan disa foto ku shihej se tërmeti nuk kishte kursyer as zyrën e kryeministrit Edi Rama. Nga fotot e publikuara duken qartë muret e plasaritura dhe suvaja e rënë, jo vetëm në zyrën e Kryeministrit Rama, por në të gjithë godinën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll