Politike

“I shkrova, s’mu përgjigj”, Rama zbulon mesazhin në celularin e Bashës natën e tërmetit: Njerëzit prisnin ngushëlli

19 Dhjetor 2019, 20:39 Nga DOSJA
“I shkrova, s’mu përgjigj”, Rama zbulon mesazhin në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se natën e tërmetit tragjik të 26-nëntorit i ka dërguar një mesazh në celularin personal, kryetarit të Partisë Demokratik, Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiun, Rama u shpreh se Basha nuk i ka kthyer përgjigje mesazhit të dërguar.

Natën e tërmetit i kam dërguar një mesazh Lulzim Bashës. Ka qenë një mesazh i dërguar në telefonin personal, jo mesazh publik. I shkrova dhe i thashe se mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit asgjë nuk ka më tepër rëndësi se sa nëvoja për ngushëllim e njerëzve. Dhe e presin nga ne…,”- tha Rama ndër të tjera.

Më tej kryeministri solli në vëmendje thirrjet publike që i ka bërë kryedemokratit, për t’u ulur në dialog, por që sërish nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës,”- tha ai më pas.

Pas tërmetit të 26-nëntorit, kryeministri Rama i është drejtuar liderit opozitar Lulzim Basha për të bashkërenduar në ditët e fatkeqësisë dhe situatës së vështirë që po kalon vendi. Por ky i fundit nuk ka pranuar ftesën e Ramës për të diskutuar se si mund të dilet nga kjo situatë. Basha është shprehur se kjo nuk është kohë për politikë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama fton bashen per dialog tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama lulzim basha rama fton bashen per dialog tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll