Sport

Trishtuese!... Mbrojtësi i Panathinaikos George Baldock, është gjetur i vdekur

Anglezi, i natyralizuar si grek, ishte 31 vjeç, kufoma është gjetur në pishinën e shtëpisë së tij

10 Tetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Trishtuese!... Mbrojtësi i Panathinaikos George Baldock, është

GREQI - Futbolli grek është tronditur pas vdekjes së papritur të George Baldock, mbrojtësit 31-vjeçar të Panathinaikos.

Futbollisti është gjetur i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij. Alarmi është ngritur nga gruaja e tij, ende jo banuese në Athinë, e cila kishte tentuar ta telefononte disa herë pa marrë përgjigje. Baldock u transferua në Greqi në verë, pas 7 vitesh me Sheffield United.

I lindur në Buckhingham në vitin 1993, mbrojtësi mori nënshtetësinë greke në vitin 2022 falë origjinës së gjyshit të tij dhe kishte bërë tashmë 12 ndeshje për kombëtaren, e fundit në mars 2024, kundër Gjeorgjisë, gjatë kualifikimeve të Euro 2024.

Siç zbulohet nga greku shtypi, ai u gjet me një shishe gjysmë bosh me vodka pranë tij. Autoritetet tashmë kanë bërë të ditur se do të nisin një hetim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll