Sport

Presioni mbi Brazilin: "Jemi vetë përgjegjës për situatën, por nuk jemi jashtë loje"...

“Objektivi për të gjithë është për të përmbysur situatën aktuale”

9 Tetor 2024, 17:54 Nga DOSJA

Presioni mbi Brazilin: "Jemi vetë përgjegjës për

BRAZIL - Dorival Júnior, trajneri i Brazilit, ka vendosur formacionin për ndeshjen kundër Kilit, të planifikuar për natën e 10 tetorit (ora 02:00) në Santiago. Ndeshja është e vlefshme për turin e 9-të kualifikues për Botërorin 2026.

Më poshtë janë dy njoftimet zyrtare të trajnerit të Selecaos në konferencën e sotme për shtyp: “Abner dhe Igor e nisin ndeshjen si titullarë. Nuk mendoj se duhet ta marrin si një barrë, si pengesë, përtej përgjegjësisë së natyrshme për të veshur një fanelë të rëndë si ajo e kombëtares.

Ne e shikojmë situatën tonë dhe duhet ta përballojmë grupin tonë në këtë fazë kualifikuese. Por të gjithë jemi përgjegjës, ne nuk jemi jashtë përgjegjësive."

Shpjegimi i 11-shes që do të dali në fushë kundër Kilit: "Ne e kemi përcaktuar tashmë skuadrën. Kjo ishte ideja dhe e respektuam. Stërvitja na ka treguar gjëra të mira. Të gjithë janë shumë të fokusuar që të mund të luajmë dy ndeshje. Objektivi për të gjithë është për të përmbysur situatën aktuale”.

Brazili është aktualisht në vendin e pestë me 10 pikë, 8 pas liderit Argjentinë. Ai duhet të kthehet domosdoshmërisht te fitorja pas humbjes ndaj Paraguajit: "Është një situatë shumë negative për një ekip që ka arritur gjithmonë më të mirën, por ne jemi gati ta arrijmë këtë moment.

Ne donim një rezultat tjetër në këtë moment, por unë besoj se gjithçka po ndodh në kuptimin e shfaqjes së një situate negative, për të parë se kush ka kapacitetin për ta mbajtur atë, gjë që do të duhet të përballemi në një kompeticion si Kupa e Botës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll