Sport

FOTO/ Modelja që akuzoi Theo Hernandez për përdhunim, do gjykohet për mashtrim

Hetuesit spanjolë kanë gjetur video që “inkuadrojnë” gruan pas një takimi në Spanjë në 2017: Do të kërkohet dy vjet burg

10 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

FOTO/ Modelja që akuzoi Theo Hernandez për përdhunim, do gjykohet

SPANJE - Historia që përfshin Theo Hernandez, i akuzuar për përdhunim nga një modele në Instagram, po shkon drejt një kthese përfundimtare.

Femra, Luisa Kremleva, në fakt do të gjykohet më 28 tetor në Malaga me akuzën e falsifikimit: për të do të kërkohen dy vjet burg dhe rreth 14 mijë euro gjobë.

Faktet datojnë në vitin 2017, kur vajza denoncoi mbrojtësin, atëherë lojtar i Real Madridit, për përdhunimin e saj në një makinë luksoze pranë një klubi spanjol nate. Ajo tha gjithashtu se pësoi lëndime në gju, pasi u shty nga automjeti.

Theo Hernandez kishte pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, megjithatë duke specifikuar se ishte konsensuale. Megjithatë, çështja u pushua për shkak të mungesës së provave.

Gjatë hetimeve, hetuesit gjetën më pas disa pamje nga kamerat e vëzhgimit, të cilat tregonin modelen me disa dëmtime në gju, të shkaktuara nga një rënie aksidentale jashtë lokalit të natës, ku ishte zhvilluar takimi me futbollistin francez. Hernandez u akuzua nga Kremleva për dhunë sepse nuk pranoi të kthehej në shtëpi me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll