Sport

Manchester United mbledhje të zgjatura, por ende pa një vendim për Ten Hag!

Zëra shprehen se drejtuesit e “Djajve të Kuq” do të presin deri në janar përpara se të zgjedhin shkarkimin.

9 Tetor 2024, 16:05 Nga DOSJA

Manchester United mbledhje të zgjatura, por ende pa një vendim

ANGLI - Pozicioni i Erik ten Hag mbetet në ajër, por Manchester United për momentin nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për të ardhmen e trajnerit.

Mbledhja e bordit të drejtorëve të “Djajve të Kuq” e mbajtur dje në Londër, në zyrat e Ineos, sipas BBC, nuk ka çuar në ndonjë përparim për çështjen e diktuar nga fillimi më i keq i sezonit në 35 vitet e fundit.

United dëshironte të tregonte se takimi ishte organizuar paraprakisht. Megjithatë, për disa ‘të brendshëm’, fati i trajnerit Ten Hag, pra shkarkimi i tij, tashmë duket i vendosur.

Thashetheme të tjera, megjithatë, i referohen dëshirës nga ana e drejtuesve të “Djajve të Kuq” për të pritur deri në janar përpara se të zgjedhin shkarkimin.

Pas pushimit ndërkombëtar, ndeshja e parë e Manchester United do të jetë ndeshja kundër Brentford në Old Trafford, të shtunën, më 19 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll