Sport

CEO i Juventusit: "Pogba? Ai nuk luan prej dy vitesh, por po flasim me stafin e tij"...

Klubi i Juventusit rikthehet në një asamble të ECA-s, pas 4 vitesh. CEO: "Mundësi interesante për të përjetuar marrëdhëniet me klubet e tjera"

9 Tetor 2024, 16:22 Nga DOSJA

CEO i Juventusit: "Pogba? Ai nuk luan prej dy vitesh, por po flasim me

ITALI - Në hapësirat e asamblesë së ECA-s, e cila pa kthimin e Juventusit pas katër vitesh, CEO i Juventusit, Maurizio Scanavino foli gjithashtu edhe për rastin Pogba, gati për t'u rikthyer në fushë në mars, pasi CAS uli skualifikimin për doping.

“Pogba është një lojtar i madh dhe sigurisht që mund të luajë akoma, - shpjegoi ai. - Megjithatë, mes dëmtimeve dhe pezullimeve ai nuk ka luajtur në fakt për dy vjet . Këto janë të gjitha elemente për t'u vlerësuar dhe në çdo rast unë konfirmoj se po flasim me stafin e tij”.

Delegacioni i Juventusit, i kompletuar edhe nga Francesco Calvo dhe Giorgio Chiellini në rolin e tij të ri drejtues, ndodhet në Athinë për edicionin e 31-të të Asamblesë së Përgjithshme të ECA-s.

"Mund të jetë një mundësi interesante për të përjetuar marrëdhëniet me klube të tjera dhe për të folur për të tashmen dhe të ardhmen e futbollit, - shtoi Scanavino për Sky Sport.

Shumë mundësi për të takuar kolegë të tjerë, por edhe mundësi për të folur jo vetëm për futbollin e luajtur, por edhe të infrastrukturave dhe rolit social që duhet të ketë futbolli. Më pas, ka elementë të lidhur me të tashmen, siç janë negociatat që ECA po zhvillon për Kupën e Botës për Klube, të cilat janë shumë të rëndësishme për sa i përket të ardhurave".

Dalja e parë zyrtare në rolin e ri drejtues për Chiellinin? "Giorgio ka mundur të kombinojë përvojën e tij si futbollist me interesa të tjera. Ai ka studiuar, flet gjuhë, ka interesa të ndryshme në marketing, në dixhital.

Ai është një burim i rëndësishëm që mund të sjellë përvojën e tij si një futbollist i madh. Mund të jetë gjithashtu një shembull për shumë futbollistë që janë ende aktivë dhe që ndoshta ende nuk kanë një ide të saktë për të ardhmen e tyre”.

Scanavino është i kënaqur me fillimin e sezonit të Juventusit. "Jemi shumë të kënaqur edhe nëse jemi trishtuar nga barazimi ndaj Cagliarit. Jemi në fillimin e një rrugëtimi të ri i cili ka nisur shumë mirë, siç konfirmohet nga rekordi në Champions League dhe në kampionat.

Jam i kënaqur që jam afër skuadrës, këto janë momente dhe stërvitje të rëndësishme për mua që kam vetëm dy vite në futboll, por mendoj se që të gjithë të japin një ndjenjë të grupit, të cilin e ndjejmë shumë këtë vit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll