Sport

Argjentina mbetet e bllokuar në Miami, uragani Milton pritet të 'pushtojë' Florida-n

“Do të jetë e vështirë të arrijmë në kohë për ndeshjen, sepse do të duhet të bëjmë edhe një ndalesë në Kolumbi, duke qenë se nuk lejojnë zbarkimin nga toka amerikane direkt në Venezuelë”

9 Tetor 2024, 17:25 Nga DOSJA

Argjentina mbetet e bllokuar në Miami, uragani Milton pritet të

SHBA - Alarmi maksimal në Florida për kalimin e pritshëm të uraganit Milton, i cili është ngjitur në kategorinë 5, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve, i cili, siç raporton CNN, do të rritet në intensitet në orët e ardhshme, duke ekspozuar disa qytete ndaj rrezikut të tornadove.

E në ankth janë edhe lojtarët e kampiones së botës, Argjentinës, të cilët ndodhen në Miami në prag të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, e planifikuar për nesër në Venezuelë.

Trajneri Lionel Scaloni foli kështu për peripecitë e përjetuara: "Nuk kemi bërë asnjë stërvitje në fushë. Shpresojmë që në orët e ardhshme ta bëjmë këtë, nëse moti e lejon, përndryshe do të jetë e vështirë të arrijmë në kohë për ndeshjen.

Kjo sepse do të duhet të bëjmë edhe një ndalesë në Kolumbi, duke qenë se nuk lejojnë zbarkimin nga toka amerikane direkt në Venezuelë”,- nënvizon ANSA.

Pra është një odise e vërtetë për grupin ‘Albiceleste’. Të freskët nga humbja në Kolumbi, në Venezuelë, Argjentina nuk do të ketë në dispozicion portierin 'Dibu' Martinez dhe ish-lojtarin e Atalantas, Romero, të dy të skualifikuar.

Lionel Messi, megjithatë, është rikuperuar: "Ai është mirë, - tha Scaloni në konferencë - ai është në gjendje të mirë dhe do të jetë pjesë e ekipit".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll