Sport

De la Fuente akuzon Spanjën: "Kampion i Europës, por pa kontratë!"

“Kam ende kontratën me kushtet kur isha me U-21, pa asnjë rinovim. Do të ishte e drejtë të firmosja një kontratë të re"

9 Tetor 2024, 15:52 Nga DOSJA

De la Fuente akuzon Spanjën: "Kampion i Europës, por pa

SPANJE - “Nuk kemi parë kurrë një trajner, kampion i Europës të mbetet pa kontratë!”. Kjo është akuza e ashpër e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, pak ditë para rikthimit në fushë për Nations League.

Në një intervistë për Cadena Ser, trajneri u ankua se "e kam ende kontratën me kushtet kur u ngjita nga U-21 në kombëtaren e të rriturve, pa asnjë rinovim.

Do të ishte e drejtë të firmosja një kontratë të re",- janë fjalët e De La Fuente, i cili më pas shtoi një shaka thumbuese për paraardhësin e tij: "Me Luis Enrique, nuk do të kishte ndodhur..." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll