Aktualitet

"Nuk e harrojmë dot çfarë kemi kaluar", dy vëllezërit lanë takim me 28-vjeçarin dhe më pas e vranë! Nëna e të rinjve tentoi vetëvrasjen kur mësoi për abuzimin e djemve

Hetuesit grekë po përpiqen të mbledhin prova që do të vërtetojnë pretendimet e dy autorëve, por diçka që për momentin duket se është e vështirë, pasi të rinjtë nuk kanë folur me askënd për makthin që kanë përjetuar në fëmijëri

9 Tetor 2024, 09:35 Nga r.ll
"Nuk e harrojmë dot çfarë kemi kaluar", dy
pamje nga vendngjara

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur ditën e djeshme Athinën, ku dy vëllezër qëlluan për vdekje me thikë kushëririn e tyre.  Dy autorët, Enis dhe Aleksandros Loka, përkatësisht 17 dhe 19-vjeç, pas ngjarjes janë vetëdorëzuar në polici të shoqëruar nga e ëma e tyre. Ata deklaruan para policisë se viktima , 28-vjeçari, Denis Loka kishte abuzuar seksualisht me to kur ishin 5 dhe 6 vjeç.

Hetuesit grekë po përpiqen të mbledhin prova që do të vërtetojnë pretendimet e dy autorëve, por diçka që për momentin duket se është e vështirë, pasi të rinjtë nuk kanë folur me askënd për makthin që kanë përjetuar në fëmijëri. Mësohet se nëna e tyre, kur zbuloi makthin e përjetuar nga dy djemtë e saj, tentoi t’i jepte fund jetës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 tetorit, ku dy vëllezërit pasi kanë marrë vesh se 28-vjeçari kishte ardhur në Greqi kanë lënë takim me të. Sipas mediave greke, dy të rinjtë i kanë ngritur kurth duke i thënë se gjithçka cfarë kishte ndodhur, ishte harruar me pretendimin se ishin fëmijë. Në fakt e vërteta qëndronte krejt ndryshe, pas dy vëllezërit duket se nuk e kishin kaluar traumën e fëmijërisë. 

Pasi Denis Loka ka mbërritur në vendngjarje, është përleshur me dy kushërinjte e tij ndërsa në një moment, 17-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë. Ata e kanë lënë të gjakosur dhe plagosur në mes të kryqëzimit dhe janë larguar. I plagosuri u dërgua në spital, pasi u gjet nga policia por nuk i mbijetoi goditjes me thikë. 

Ndërkohë dy vëllezërit ndodhen në qeli dhe akuzohen për veprat penale, "vrasje me dashje në bashkëpunim", "armëmbajtje pa leje" dhe "përdorim arme". Po ashtu policia ka arrestuar dhe prindërit e tyre, të cilët akuzohen për veprën penale të "moskujdesit ndaj të miturve.

denis loka aleksandros loka enis loka

Sondazh

Poll