Politike

"Keni vrarë 28 veta në Gërdec", vijon debati i ashpër mes Ndrecës dhe Vokshit, deputetja: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku

Përplasja mes tyre ka nisur që në nisje të mbledhjes, pasi anëtarët socialistë kanë nisur seancën pa opozitën. 

9 Tetor 2024, 11:48 Nga r.ll
"Keni vrarë 28 veta në Gërdec", vijon debati i
komisionoi

TIRANË- Vijon debati i ashpër në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, mes kryetares Albana Vokshit dhe nënkryetarit, Plarent Ndrecës. 

Përplasja mes tyre ka nisur që në nisje të mbledhjes, pasi anëtarët socialistë kanë nisur seancën pa opozitën. Ndreca i ka përmendur Vokshit vdekjet e 21 janarit dhe shpërthimin e Gërdecit. Deputetja demokrate i është përgjigjur duke i kujtuar vdekjet te spitali Onkologjik. 

PJESË NGA DEBATI: 

Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, kërkon ta bësh mbi vendime politike. Unë ika se ti zotrote i bie tavolinës kështu.

Vokshi: Ti punon duke vjedhur?

Ndreca: Atë për të vjedhur hajde shihe në gjykatë. Hajde në gjykatë po kë këllqe, se je e zonja ti.

Vokshi: Do na keni përballë, do hetohen deri në fund

Ndreca: Të ishte fati jonë në dorën tuaj ne do ishin të gjithë në burg, do ishim të vrarë si në bulevard

Vokshi: 4 vetat i vrau Edi Rama

Ndreca: Fatmirësisht fati nuk është në darën tuaj. Ne mund të bëjmë shumë gjera, por nuk vrasim njeri

Vokshi: Shko te Onkologjiku, keni vrare njerëz aty.

Ndreca: Keni ardhur për të prishur komisionin?

Vokshi: Mbledhja nuk nis nëse nuk del dëshmitari

Ndreca: Fol fol ti, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyetje shokun Gazi ke padia që ka edhe ai do ta provojë sa jam marrë unë me kapalet

plarent ndreca albana vokshi

Sondazh

Poll