Politike

Përplasjet në Komisionin Hetimor/ "Po bëni sjellje rrugaçësh", Vokshi i hedh mikrofonin në tokë Ndrecës, deputeti i PS: Sillni ambulancën

Vokshi ka kërkuar vazhdimisht që dëshmitari i thirrur të dalë jashtë dhe mbledhja të nisë sipas saj, siç duhet.

9 Tetor 2024, 11:24 Nga r.ll
Përplasjet në Komisionin Hetimor/ "Po bëni sjellje
pamje nga komisioni

TIRANË- Vijojnë prej rreth 30 minutash përplasjet në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka debatuar ashpër me nënkryetarin Plarent Ndrecës.

Ky i fundit e ka cilësuar sjelljen e saj dhe të deputetëve të opozitës, si sjellje "rrugaçërore", ndërsa Vokshi i ka hedhur mikrofonin në tokë disa herë. Vokshi ka kërkuar vazhdimisht që dëshmitari i thirrur të dalë jashtë dhe mbledhja të nisë sipas saj, siç duhet.

Shkak i debateve ka qenë ndalimi i opozitës nga Garda të futet në mbledhje dhe nisja e seancës vetëm me anëtarët socialistë. 

Pjesë nga debati

NdrecaUnë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.

Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë.

Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.

Ilir Metaj: Sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore

komisioni per shendetesine albana vokshi plarent ndreca

Sondazh

Poll