Politike

"Shëndetësia"/ "Si guxon ti të nisësh mbledhjen, ëndërron që...", Vokshi përplaset me Ndrecën: Dëshmitari të dalë jashtë

Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e Gardës që të ndërpritet mbledhja.

9 Tetor 2024, 11:20 Nga r.ll
"Shëndetësia"/ "Si guxon ti të nisësh
komisioni

TIRANË- Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.

Vokshi me tone të ashpra ka kërkuar që dëshmitari i thirrur në seancën e sotme të dalë jashtë. Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e Gardës që të ndërpritet mbledhja.

"Si guxon ti të nisësh mbledhjen. Ëndërron që një ditë të jesh kryetar. Do bërtas sa të dua… zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë, o Garda nxirre përjashta dëshmitarin.", ka thënë Vokshi ndër të tjera. 

Pjesë nga debati: 

Vokshi: Ka mundësi të dalësh përjashta ti ( I drejtohet një deputeti në sall).

Ndreca: Kujdes me gjuhën

Vokshi: Kush je ti mo?

Ndreca: A mo ulu aty

Vokshi: Unë aty tek dera ti…Kush je ti mo? Nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision

Ndreca: Pse bërtet

Vokshi: Unë tek dera ti guxon nis mbledhjen

Ndreca: Pse klith

Vokshi: A je normal apo jo? Nuk i bën këto një njeri normal

Ndreca: Do të ulesh ta drejtosh apo do të bërtasësh

Vokshi: Mbylle atë mikrofon. Të të vijë turp

Ndreca: Turp tim se përcakton ti, ulu dhe qetësohu

Vokshi: Të të vijë turp po të them dhe të gjithë këtyre deputetëve, kolegët tek dera

Ndreca: Nuk e kam idenë ku rrinë kolegët, Nuk e di fare, s’merrem me këtë pjesë. Do të ulesh të drejtosh mbledhjen

Vokshi: Ça bën unë nuk të duhet ty fare

Ndreca: Mos u sill si e fortë. Do të sillesh si kryetare, apo si e fortë. Pse bërtet, mendon se bërtet dhe na bën presion

Vokshi: Kush je ti, unë tek dera ti nis mbledhjen

Ndreca: Çfarë do të tregosh

Vokshi: Pse ju përdorin kështu

Ndreca: Ti je e përdorur

Vokshi: Në vend të mbroni kolegët

Ndreca: Nuk mbrojmë kolegët që hedhin molotov. Ulu. nuk je pronare e komisionit, vendos komisioni këtu.

Vokshi: Ka mundësi të dalësh këtu ti ( I drejtohet dëshmitarit Gentian Opre)

Ndreca: Nuk lëviz nga aty zotëri, merret vendim nga Komisioni

Vokshi: Jeni injorancë juridike

Ndreca: Kujdes me gjuhën

alban vokshi komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll