Politike

Dënimi i Ervin Salianjit, Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancë për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të tij

Kërkesa është depozituar me 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetëdorëzua ne polici pas vendimit të formës së prerë që e dënoi atë me 1 vit burg lidhur me dosjen “Babale”.

9 Tetor 2024, 10:34 Nga r.ll
Dënimi i Ervin Salianjit, Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancë
ervin salianji

TIRANË- Ditën e sotme në orën 12:30, Gjykata e Tiranes pritet të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg. Kërkesa është depozituar me 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetëdorëzua ne polici pas vendimit të formës së prerë që e dënoi atë me 1 vit burg lidhur me dosjen “Babale”.

Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa në seancë pritet të përfaqësohet nga avokatët. Këta të fundit pritet të tërhiqen nga kërkesa e tyre pasi nuk ka me objekt. Ndërkohë më 15 tetor në Gjykatën e Lartë do të shqyrthet kërkesa e tij për pezullimin e dënimit me burg.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

gjykata e tiranes ervin salianji

Sondazh

Poll