Politike

Si do të vijojë aksioni opozitar dhe mosbindja civile? Bardhi mbledh sot Grupin Parlamentar të PD-së

Në mbledhje pritet që të diskutohet dhe të vendoset çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar në seancën e ardhshme plenare, e cila është nesër.

9 Tetor 2024, 10:55 Nga r.ll
Si do të vijojë aksioni opozitar dhe mosbindja civile? Bardhi mbledh
selia e pd

TIRANË- Ditën e sotme në orën 12:00, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të mbledhë në selinë blu deputetët demokratë.

Në mbledhje pritet që të diskutohet dhe të vendoset çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar në seancën e ardhshme plenare, e cila është nesër.

24 deputetët të PD-së janë ende të përjashtuar nga Kuvendi. Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.  Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Paloka u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

grupi parlamentar i pd

Sondazh

Poll