Politike

Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe

Tusha gjithashtu pak muaj përfundoi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera. Pas përfundmit të dënimit ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim në lidhje me një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.

9 Tetor 2024, 09:42 Nga N.F
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite
Fatos Tusha

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe pasi ai nuk deklaroi apartamentin në bregdet. Prokuroria kërkoi dënimin e ish-kryebashkiakut me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Tusha gjithashtu pak muaj përfundoi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera. Pas përfundmit të dënimit ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim në lidhje me një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai u rikthye në burg për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

fatos tusha ish-krybashkiaku i lushnjes gjkko

Sondazh

Poll