Politike

GJKKO vendos sot nëse do të kryhet riekspertim mbi koston e demontimit, Fatmir Mediu mbërrin në Gjykatën e Posaçme

Sipas avokatëve të ish-ministrit, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

9 Tetor 2024, 09:21 Nga r.ll
GJKKO vendos sot nëse do të kryhet riekspertim mbi koston e
fatmir mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. GJKKO prite të marrë sot vendim në lidhje me kërkesën e avokatit të Mediut, për riekspertim të pjesshëm për koston e demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Sipas avokatëve të ish-ministrit, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori është shprehur se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre. Kështu sipas tij të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta. Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen "Gërdeci", tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

fatmir mediu gjkko ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll