Politike

Ngritja e SPAK, reagimi i parë nga maxhoranca: Sot moment historik, ata që donin ta bllokonin morën përgjigjen e merituar

19 Dhjetor 2019, 13:18 Nga DOSJA
Ngritja e SPAK, reagimi i parë nga maxhoranca: Sot moment historik, ata

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Talant Balla, ka reaguar pas betimit tek Presidenti të 8 anëtarëve të SPAK. Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se sot është një moment historikë në rrugën e drejtësisë së re.

Më tej ai shton se të gjitha ta që u përbetuan e bërtisnin se reforma është bllokuara e nuk po ecën sot kanë marrë përgjigjen e duhur.

Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen?????”, shkruan Balla.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta dhe kanë nisur punën. Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Ndërkohë dhe politika shqiptare ka reaguar, ku si maxhoranca dhe opozita janë shprehur se sot është një ditë e rëndësishme dhe SPAK do godasë krimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohen prokuroret e spak ngritja e spak reforma ne drejtesi taulant balla betohen prokuroret e spak ngritja e spak reforma ne drejtesi taulant balla

Sondazh

Poll