Politike

FOTO/ Në ‘luftë’ prej 6 vitesh me median, Edi Rama bën gjestin që se kishte menduar askush, ja ç’bëri dje me votimin

19 Dhjetor 2019, 14:25 Nga DOSJA

TIRANË– Edhe pse në një luftë të ftohtë me median që prej ditës kur mori pushtetin e deri më sot, kryeministri Edi Rama duket se është kujdesur që ‘vota’ e tij dje të mos bëjë historinë. Siç shihet edhe në këtë foto, kryeministri nuk ka qenë i pranishëm në sallë në momentin kur kaloi për miratim, paketa “anti-shpifje”.

Ai, mungoi duke tentuar të provojë atë që tha më herët në seancë. “Unë nuk iu ndahem, me mua do të vijnë të gjithë në gjykatë të provojnë shpifjet”, u shpreh kryeministri, teksa vijoi të thoshte se paketa anti-shpifje nuk është krijuar për politikanët por për qytetarët.

Votimi ne Kuvend

 

Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 82 vota pro paketën anti-shpifje. Paketa është miratuar në një seancë maratonë, ndërsa jashtë parlamentit, gazetarët protestuan kundër saj. Sipas organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por edhe Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, paketa bie ndesh me lirinë e shprehjes, pasi e cënon atë, duke i dhënë AMA-s fuqinë e një gjykatë. Në projektligjin final që u votua dje në parlament, socialistët hoqën dorë nga mbyllja e portaleve pa vendim gjykate, por vetëm bllokim aksesi në internet kur lajmet cënojnë të miturit, kanë përmbajtje terroriste dhë kërcënojnë sigurinë kombëtare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa anti shpifje edi rama paketa anti shpifje

Sondazh

Poll