Aktualitet

Paketa Anti-shpifje, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thirrje Metës: Mos e dekreto këtë shtypje të medias së lirë

19 Dhjetor 2019, 20:14 Nga DOSJA
Paketa Anti-shpifje, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thirrje

TIRANË– Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një nga organizatat për lirinë e medias i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të refuzojë firmosjen e kësaj pakete ligjore.

Me anë të një deklaratë për mediat, organizata me bazë në Neë York, mësohet të jetë shprehur se Meta duhet të hedhë poshtë legjislacionin e propozuar.

“Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet të hedhë poshtë legjislacionin e propozuar, i cili kufizon faqet e internetit dhe shtyp median e lire,”- tha KMG.

Të njëjtën thirrje, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, e ka bërë edhe para disa ditësh me anë të një letre publike.

 “Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet t’i shohë ligjet e propozuara për median ashtu siç janë: një goditje gjigande për lirinë e medias. Meta duhet të hedhë poshtë propozimet dhe të sigurojë që ligjet e ardhshme të mediave, të miratuara nga qeveria, të marrin parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e grupeve vendase të lirisë së shtypit,”- tha në ndër të tjera koordinatorja e programit të KMG për Europën dhe Azinë, Gulnoza Said.

Ky reagim vjen pas miratimit të paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti për mbrojtjen e gazetarëve miratohet paketa antishpifje komiteti për mbrojtjen e gazetarëve miratohet paketa antishpifje

Sondazh

Poll