Aktualitet

Video/ Vuan nga nanizmi, e reja tregon turpin që ndjeu kur nisi palestrën: Ato ishin të gjata, u marrova

19 Dhjetor 2019, 19:12 Nga DOSJA
Video/ Vuan nga nanizmi, e reja tregon turpin që ndjeu kur nisi

TIRANË– E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte Marigona Përvetica. 25-vjeçarja nga Kosova dhe është e apasionuar pas të bukurës dhe modës. Ajo që e bën speciale Marigonën është se ka lindur me nanizëm. Në program, ajo ka folur për pasionet e saj sepse përveç modeling-ut dhe aktrimit, ajo pëlqen edhe sportin.

Palestra ka qenë një hob i imi. Nuk e di pse por kur kam parë video që krejt femrat me gjatësi të madhe kanë shkuar aty, pse mos shkoj dhe unë, të kem dhe unë unë frymëzim prej një femre që shkon në palestër. Kur kam filuar ka qenë një turp për mua sepse nuk e di… Në jetën time kam patur motivimin që do ja dal gjithçka që ja kam premtuar vetes. Kur i kam parë ushtrimet kam menduar a do ja dal apo jo. Edhe ajo më ka turpëruar a do e bëja ushtrimin që ma dha tranjeri”.

Marigona ka marrë pjesë në filmin “Salon”, i cili është pjesë e garës ‘Narrative Shorts’ ku është përzgjedhur nga 6500 aplikime. “Salon” është një film i shkurtër, 14 minuta, i cili trajton një temë sociale në Kosovë nëpërmjet komedisë së zezë. Marigona ka rolin e vajzës që punon në një sallon bukurie dhe bën manikyr.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e reja me nanizem marigona pervetica e reja me nanizem marigona pervetica

Sondazh

Poll